Ardhja e afganëve, Malaj: I shërben pozitivisht ekonomisë, e shohin vendin si mundësi

Eksperti i Ekonomisë, Arben Malaj, në një intervistë për “A2 CNN” deklaron se ardhja e afganëve i shërben pozitivisht ekonomisë së vendit.

Sipas tij, numri i kufizuar tyre nuk përbën rrezik për tregun vendas, përkundrazi profesionistët e fushave të ndryshme mund të shërbejnë si aset për kompanitë vendase.

“E para në aspektin human, unë ndihem krenar që vendi im ofroi një mirëserardhje për ta. Jam trishtuar kur pashë dje ato nëna me fëmijë të vegjël, që zbriznin dhe që i shpëtuan vdekjes.

Mendoni që një pjesë e atyre që duhet të largohen urgjentisht nga Afganistani dhe që kanë qenë pjesë e strukturave të koalicionit anti-terrorist, të cilët mund të jenë të jashtëzakonshëm në përkthim, mund të jenë të jashtëzakonshëm në teknologji, mund të jenë të jashtëzakonshëm

në sigurinë kibernetike, mund të jenë të jashtëzakonshëm në gjetjen në kohë reale dhe em kosto të shkurtër të çdo lënde e tregu të parë. Nëse ata shohin mundësi që të vinë deri në Shqipëri.

 Amund të kemi valë emigrantësh nga vendet e pazhvilluara që pranojnë të bëjnë çdo punë dhe me çdo pagë, dhe do të nxjerrin shqiptarët nga tregu i punës? Unë mendoj se jo në ato përmasa që deklarohet dhe që ushqen këtë racizmin apo skepticizmin, qëndrim ndaj emigrantëve.

Ne duhet të fillojmë tek ajo që është më kryesore, vendet nuk zhvillohen nga pasuritë natyrore por nga pasuritë e kapitalit njerëzor. Pra, sa punëtorë të aftë janë, sa shkencëtarë të aftë janë, sa ata plotësojnë nivelet e biznesit shqiptar apo administratës publike për ekspertë, ose rastet  e fundit nëqoftëse kompanitë shqiptare kërkojnë tregje globale ata duhet të kenë një sistem menaxherësh në nivelet që kërkojnë tregje të reja, sa më multikulturor. Shqipëria duhet të jetë një derë e hapur për çdo emigrant që e sheh vendin tonë si mundësi zhvillimi.”, deklaron Malaj.