Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arti shkodran në zi, ndërron jetë kompozitori Kujtim Alia

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 12:28 | Aktualitet
Arti shkodran në zi, ndërron jetë kompozitori Kujtim Alia

Kompozitori, dirigjenti e pedagogu Kujtim Alia, një artist i përmasave të mëdha, që misionet e tij artistike nuk i la as në kohët më të vështira të Shqipërisë, sot është shuar.

Ndonëse ka punuar me bandat frymore, me orkestra harqesh, me muzikën klasike apo me shumë artistë të mëdhenj, për më shumë se 3 dekada mjeshtri i madh iu dedikuar fëmijëve.

Festivali i Shkodrës nisi në vitin 1963, por në gjithë jetëgjatësinë e këtij festivali thuajse 35 vite janë përkushtimi i Kujtim Alias, artistit që nuk hoqi dorë nga ky festival as në 1991 apo në vitin 1997.Sepse për të dhe ata fëmijë që e donin muzikës, në ditë të vështira muzika ishte gëzim.

Përtej, sfidës për të edukuar breza artistësh nisur nga fëmijët, Kujtim Alia nuk harronte as bandat muzikore. Pas vitesh në harresë, ai riformatoi bandën e Shkodrës.

I dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Naim Frashëri” i Argjendtë dhe nga Bashkia e Shkodrës me titullin “Mirënjohje e Qytetit” dhe pas 32 festivaleve të fëmijëve, në qershor 2017, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, ai Kujtim Alia mbetet si emër i çmuar për të kulturën shqiptare, të cilës i dhuroi shumë nga shpirti i tij artistik.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani