Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"Delta" në Infektiv: Të shtruar dhe 20-vjeçarë, shumica e pacientëve të pavaksinuar

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 15:27 | Aktualitet
"Delta" në Infektiv: Të shtruar dhe 20-vjeçarë,

Përkeqësimi i situatës nga përhapja e variantit “Delta” po reflektohet edhe në spital. Rreth  15 urgjenca dhe shtrime po kryen çdo ditë në shërbimin Infektiv, i cili po shkon drejt plotësimit të kapaciteteve. Mjekët e spitalit Covid-1 tregojnë se pacientët e shtruar paraqesin forma më të rënda dhe se shenjat e “Deltës” tashmë nuk po bëjnë dallim nga variantet e  mëparshme të koronavirusit.

“Në format e para mund të kemi një formë pak më të lehtë të shfaqjes së deltës me temperaturë, kollë dhe dhimbje fyti. Në format mesatare nuk bën dallim, vështirësia në frymëmarrje është njësoj dhe ecuria  dhe në format e rënda është njësoj. 10-ditëshin e fundit kemi rritje të urgjencave pranë spitalit tonë për të kërkuar ndihmë mjekësore dhe një mesatare prej 15 rastesh e kemi patur ditët e fundit”.

Mes të shtruarve në Infektiv nuk mungojnë pacientët e rinj në moshë, 20-30-vjeçarët. Por pjesën më të madhe e zënë pacientët mbi 65 vjeç. Infeksionistja Elda Qyra tregon se aktualisht 95% e të shtruarve janë të pavaksinuar. Ndërsa pacientët që kanë marrë 1 apo dy dozat e vaksinës janë në gjendje më të mirë shëndetësore.

“Rezulton që pacientët e shtruar janë të pavaksinuar. Ka edhe të vaksinuar por nuk paraqesin forma të rënda të sëmundjes. Të vaksinuarit e kanë kaluar shumë lehtë , por të bëjmë diçka për të ndihmuar veten”.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë po përgatit rihapjen e spitalit Covid-3 në QSUT për të përballuar flukisn e shtrimeve nga vala e variantit Delta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë