Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dorëheqjet nga mandati, katër deputetë refuzojnë karrigen ende pa u ulur

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 14:19 | Politikë
Dorëheqjet nga mandati, katër deputetë refuzojnë karrigen

Parlamenti ka filluar të zbrazet ende pa u mbushur. Deri më tani katër deputetë kanë dhënë dorëheqjen nga mandati i të zgjedhurit pa bërë betimin në sallën e Kuvendit.

I pari që u largua ishte Tom Doshi. Pas presionit amerikan për të mos qenë në sallën e Kuvendit, kryetari i Socialdemokratëve paraqiti dorëheqjen pak orë pasi ishin mbushur kutitë e 25 prillit.

Por largimi që bëri më shumë bujë ishte një tjetër. Kryetari i Kuvendit Gramor Ruçi njoftoi largimin nga politika dhe nga mandati i të zgjedhurit nën argumenin se kishte plotësuar ciklin e tij pas 30 viteve në foltoret politike.

Dy dorëheqjet e tjera ishin ato të njoftuara së fundmi, Najada Çomo dhe Mark Marku. Shefja e infektivit i kishte paraqitur kryeministrit dorëheqjen nga mandati dhe publikisht, u tha se kishte zgjedhur spitalin në vend të parlamentit.

Presioni ndërkombëtar mund të bëjë që Mark Marku të mos jetë i vetmi demokrat që heq dorë nga mandati. Amerikanët e kanë të qartë se nuk duan ta shohin në sallën e Kuvendit liderin historik të demokratëve, Sali Berishën, pas shpalljes së tij non grata nga Uashingtoni. Por ish-kryeministri s’duket i impresionuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli