Italianët, të pafat në shortin e Europa League

Përditësuar më: 27/8/2021, ora 15:32
SHORTI EUROPA LEAGUE frame 84 1024x576

Italianët, të pafat në shortin e Europa League

Përditësuar më: 27/8/2021, ora 15:32

Nëse ka rrugëtim më të vështirë në kompeticionet ndërkombëtare, është ai i klubeve italiane. Ashtu si në Champions League, ekipet italiane do të duhet të vuajnë edhe në Europa League, të paktën në letër, për të avancuar në fazat me eliminim direkt.

Napoli dhe Lazio do të sfidojnë disa prej klubeve më forta të këtij turneu. Skuadra e Luciano Spalletit, do ndeshet në grupe me Leicester City, një prej ekipeve pretendente të Europa League, do të ketë njëtransfertë të vëshitrë në Rusi përballë Spartakut të Moskës por të përballet edhe me Legian e Varshavës, ku bëjnë pjesë edhe dy shqiptarët Ernest Muçi e Jurgen Çelhaka së shpejti.

Lazio nga ana tjetër ka një grup tejet të ekuilibruar. Skuadra e Maurizo Sarrit do të ndeshet me rusët e tjetër, ata të Lokomotivës së Moskës si dhe me dy skuadra që njihen për tifozeri të zjarrta, francezët e Marsejë dhe turqit e Gallatasarait.

Mision i vështirë ndërkohë për Ferencvaroshin e Myrto Uzunit që luan në grupin G me gjermanët e Leverkusen, Celtik dhe ekipin spanjoll të Real Betis. Sfida spektakolare premton edhe grupi B ku bëjnë pjesë Monaco, PSV Eindhoven dhe Real Sociedad.