Aksident me 6 makina në F1 për femra, dy pilote përfundojnë në spital

Përditësuar më: 28/8/2021, ora 17:32
aksidenti f1 femra 1024x576

Aksident me 6 makina në F1 për femra, dy pilote përfundojnë në spital

Përditësuar më: 28/8/2021, ora 17:32

Një aksident masiv ndodhi ditën e premte në pistën belge të Spa-Francorchamps, gjatë provave zyrtare të W Series.

Fabienne Wohlwend, Ayla Agren, Abbie Eaton, Sarah Moore, Belen Garcia dhe Beitske Visser u përplasen direkt pas daljes nga Eau Rouge. Dy prej piloteve, Ayla Agren dhe Beitske Visser, përfunduan në spital, ku qëndruan 24 orë dhe më pas dolën.

Edhe ditën e sotme, gjatë provave zyrtare të F1, Lando Norris pësoi një aksident në po të njëjtën kthesë, por fatmirësisht pa probleme.