Bëma e radhës nga Balotelli, godet shokun e ekipit pasi zëvendësohet

Përditësuar më: 28/8/2021, ora 19:12

Bëma e radhës nga Balotelli, godet shokun e ekipit pasi zëvendësohet

Përditësuar më: 28/8/2021, ora 19:12

Mario Balotelli nuk është pjekur ende, edhe pse tashmë i ka mbushur 31 vjeç.

Sulmuesi italian, i cili luan në kampionatin turk me Adana Demirspor, është kapur nga kamerat duke goditur me grusht shokun e tij të skuadrës, sapo u ul në stol.

SuperMario u tërbua kur trajneri e zëvendësoi dhe të gjithë inatin ia shfryu shokut të ekipit, i cili pati fatin e keq të ishte i ulur pranë tij.