Teuta fiton trofeun e parë sezonal, VAR-i debuton në futbollin shqiptar

Përditësuar më: 28/8/2021, ora 21:58

Teuta fiton trofeun e parë sezonal, VAR-i debuton në futbollin shqiptar

Përditësuar më: 28/8/2021, ora 21:58

Për të dytin vit radhazi, Teuta ka fituar Superkupën e Shqipërisë.

Ekipi durrsak mundi pasditen e së shtunës Vllazninë me rezultatin 3-0, për të nisur me trofe sezonin e ri të futbollit shqiptar.

Aleksi (57’), Gruda (62’) dhe Plaku (94′) ishin autorët e golave në ndeshjen ku bëri debutimin e saj në futbollin shqiptar edhe teknologjia.

VAR-i ndërhyri në një moment, duke i anuluar një gol Vllaznisë për pozicion jashtë loje.