Shpërthim i fortë pranë aeroportit në Kabul, raketa amerikane asgjëson kamikazin

Përditësuar më: 29/8/2021, ora 16:33
Screenshot 3 17 1024x542

Shpërthim i fortë pranë aeroportit në Kabul, raketa amerikane asgjëson kamikazin

Përditësuar më: 29/8/2021, ora 16:33

Një shpërthim i fortë u dëgjua në Kabul. Korrespondenti i BBC në Afganistan, Secunder Kermani,  raporton se një burim nga Ministria Afgane e Shëndetësisë konfirmon se ka pasur një shpërthim pranë aeroport.

Të paktën një fëmijë u vra në shpërthimin me raketë kundër një ndërtese në Kabul. Lajmi raportohet Al Arabiya, që citon një oficer të policisë lokale, ndërkohë që disa media flasin për të paktën dy të vdekur dhe tre të plagosur.

Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka thënë për BBC se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit. Të dhënat janë kontradiktore, por raportohet se shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga një dron amerikan që ka eliminuar një kamikaz gati për sulm

Pamjet e shpërndara në Twitter duket se tregojnë pasojat e shpërthimit që ndodhi më herët pranë aeroportit të Kabulit.

Më herët Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, paralajmëroi se situata në Kabul vijon të jetë shumë e rrezikshme dhe se një tjetër sulm kamikaz, si ai që vrau më shumë se 150 civilë, mund të ndodhë brenda 36 orëve të ardhshme.