Talebanët ndërpresin internetin dhe telefonat në Panshir

Përditësuar më: 29/8/2021, ora 11:21
talebane 7 1024x576

Talebanët ndërpresin internetin dhe telefonat në Panshir

Përditësuar më: 29/8/2021, ora 11:21

Pothuajse të gjitha rrjetet e internetit dhe telekomunikacionit në Panshir janë ndërprerë nga talebanët. Lajmi raportohet nga BBC e cila citon burime lokale.

Panshir është krahina në Afganistanin verilindor që është bërë qendra e rezistencës anti-talebane. Së bashku me Baghlan është zona e vetme që nuk kontrollohet prej tyre.