Aksident në tunel në aksin Elbasan-Tiranë, 3 të plagosur

Dy makina janë përplasur në tunelin që lidh Tiranën me Elbasanin në aksin hyrës në kryeqytet. Për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Dy mjetet e aksidentuara janë një veturë Ford me targa shqiptare dhe një Audi me targa angleze.

Si pasojë e aksidentit, aksi i tunelit është bllokuar thuajse totalisht, duke shkaktuar radhë të gjata.