Basha: Ndryshimet Kushtetuese të 2008 nuk i përshtaten nevojës ulëritëse të shoqërisë për demokraci

basha PD 1100x620

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 nuk ishin të përshtatshme për nevojat e shoqërisë për demokraci.

“Është tashmë e qartë që ndryshimet kushtetuese të 2008-es nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore që duhet të vijnë si një reflektim dhe veprim i përbashkët i Partisë Demokratike dhe intelektualëve, studentëve, pedagogëve, sipërmarrësve, artistëve, gazetarëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë një demokraci funksionale”, theksoi Basha.

Më tej, kreu i PD-së u shpreh: “Qëllimi kryesor i aksionit tonë është ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm me mundësi për çdo shqiptar që sot po braktis vendin dhe për të arritur këtë duhet të përfshijmë çdo qyetare dhe çdo qytetar të këtij vendi. Është detyra jonë të organizojmë shumicën e shqiptarëve dhe rruga për ta bërë këtë është ajo me të cilën ndezëm të gjithë bashkë shpresën dhe besimin në zemrat e njerëzve për ndryshim: duke iu dhënë prova se nuk u futëm në beteja vetëmohuese, duke hequr dorë nga cdo pushtet dhe cdo privilegj, për veten apo për karriket tona, por e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë për Shqipërinë, për demokracinë dhe për shqiptarët, që janë viktimat kryesore të masakrës zgjedhore dhe të modelit të Edi Ramës. Jeta e tyre preket nga pasojat që ka prodhuar ky model shkatërrimtar. Ekonomia lëngon për shkak të korrupsionit dhe mungesës së konkurencës, rendi dhe siguria janë në mëshirën e krimit me të cilin ka bashkëpunuar për të masakruar zgjedhjet, institucionet janë të kapura dhe u shërbejnë klientëve të regjimit jo qytetarëve. Plagët që ky model shkakton në shoqërinë shqiptare janë të shumta, prandaj ne duhet të jemi çdo ditë pranë çdo qytetari dhe në mbrojtje të interesit publik. Nga deputetët e zgjedhur te strukturat më të largëta të Partisë Demokratike, detyra jonë është që zëri i çdo shqiptari të dëgjohet dhe shqetësimet e tyre të mëdha apo të vogla të jenë të përfaqësuara. Sikurse kam theksuar në Kuvendin Kombëtar, për të zhbërë kapjen e shtetit nga korrupsioni dhe krimi dhe për t’ua kthyer institucionet dhe të drejtën për të vendosur qytetarëve, ne do të ndërtojmë në bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që duan një ndryshim cilësor të jetës politike dhe ekonomike në vend, Platformën qytetare për demokracinë”.

  • LAJMI I FUNDIT | Spiropali: Domosdoshmëri që afatet e Komisionerit Publik të shtyhen
  • LAJMI I FUNDIT | Spiropali: Vettingu mund të zgjasë deri në 2026, do të ishte një cenim
  • LAJMI I FUNDIT | Spiropali: Nuk i kemi 94 vota, por besojmë te vullneti i opozitës
  • LAJMI I FUNDIT | Krasniqi: Duhet të mbrojmë pjesën pozitive të procesit, jo lojërave politike
  • LAJMI I FUNDIT | Krasniqi: Të gjithë strukturat e drejtësisë të kalojnë në vetting
  • LAJMI I FUNDIT | Shano: Për besueshmërinë e procesit duhet shpejtësi, të punojnë 18 orë në ditë
  • LAJMI I FUNDIT | Kalemaj: Reforma duhej bërë por ku po na çon, është viti 2024 zgjidhja?