Grabitje horror në Brazil, pengjet lidhen nëpër makina si mburoja

Përditësuar më: 30/8/2021, ora 16:28

Grabitje horror në Brazil, pengjet lidhen nëpër makina si mburoja

Përditësuar më: 30/8/2021, ora 16:28

Grabitësit e disa bankave në Brazil lidhën nëpër makina pengjet, duke i përdorur si mburoja për arratinë e tyre.

Sipas policisë, janë rreth 50 persona të përfshirë në grabitjet e ndodhura në qytetin Araçatuba. Përveç mburojave njerëzore, ata bllokuan rrugët me makina të djegura dhe vendosën eksplozivë nëpër qytet.

Kryebashkiaku i Araçatubës, Dilador Borges, tha se policia e pati jashtëzakonisht të vështirë të bënte diçka.

“Policia nuk mund të hidhej në sulm, nuk mund t’u dilte përballë, pasi rrezikoheshin shumë jetë. Forcat e sigurisë kanë rimarrë në kontroll qytetin, por nuk dihet nëse i kanë liruar pengjet apo jo”, tha Borges.

Ndërkohë, shkollat nuk u hapën ditën e hënë, me autoritetet që i kanë kërkuar njerëzve që të mos dalin nga shtëpitë për shkak të eksplozivëve të vendosur në çdo cep të qytetit.