Kanye West po përhap thashetheme se është pajtuar me Kim Kardashian, për shkak të Drake

Kim Kardashian dhe Kaney West nuk janë rikthyer bashkë, por po “luajnë” një lojë të fortë marketingu.

Kështu raporton Page Six, e cila thekson se ish-bashkëshortët po i përhapin këto thashetheme dhe po ngrejnë dyshime se janë rikthyer së bashku, në një përpjekje për të rritur shitjet e albumit “Donda” më shumë se ato të albumit të Drake.

West dhe Drake, rivalë të deklaruar, po konkurrojnë për albumet e tyre më të reja, “Donda” e reperit Kaney West u publikua më 29 gusht, ndërsa “Drake Certified Lover Boy”, albumi i Drake, do të lançohet më 3 shtator.

“E vërteta është se Kanye dëshiron të mposhtë Drake në shitje rekord dhe po bën një shfaqje të madhe artistike për të tërhequr të gjithë vëmendjen e mediave”, raporton një burim për Page Six.

Së fundmi, Kim Kardashian u shfaq në një koncert për albumin “Donda” në Chicago me një fustan nuseje Balenciaga Haute Couture, duke ndezur thashethemet e pajtimit.