Lojërat Paralimpike, dy medalje të arta për notaren shqiptare

trimi 1100x620

Arjola Trimi, notarja shqiptare e cila përfaqëson Italinë në Lojërat Paralimpike, ka fituar sot medalje të artë në 100 metra stil i lirë, në kategorinë S3.

34-vjeçarja la pas amerikanen Leanne Smith dhe rusen Iuliia Shishova.

Kjo është medalja e dytë e artë për notaren, e cila dje përfundoi e para edhe garën e 50 metrave shpinë.