Lufta me koronavirusin, qeveria e Kosovës krijon komitetin e ri për përballjen me pandeminë

kosova koronavirus viktima pare 1100x620

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për bilancin negativ disaditor me koronavirusin, qeveria e Kosovës ka themeluar Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë.

Ky komitet do të ketë në përbërjen e tij përfaqësues nga 25 institucione të Kosovës dhe do të drejtohet nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas një komunikate nga zyra e shtypit të qeverisë, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera do të marrin të gjitha masat për menaxhimin dhe vendosjen në kontroll të pandemisë.

Të hënën në Kosovë janë regjistruar edhe 20 viktima si pasojë e COVID-19 dhe 932 raste të reja.