Në pritje të rikthimit tek United, CR7 po “shtyn” ditët në apartamentin më të shtrenjtë të Portugalisë

Cristiano Ronaldo po qëndron në apartamentin më të shtrenjtë në Portugali, ndërkohë që po pret zyrtarizimin e rikthimit të madh te Manchester United, pas largimit nga Juventus javën e kaluar.

36-vjeçari kreu vizitat mjekësore në Lisbonë, në fundjavë, ndërsa përpara se të zbresë në fushë me “Djajtë e Kuq” duhet të presë edhe 10 ditë të tjera, pasi tani do të luhen ndeshjet e përfaqësueseve.

Këto ditë, ylli portugez ka zgjedhur t’i kalojë një apartament të cilin thuhet se e ka blerë në vitin 2018, për rreth 8 milionë euro. Apartamenti ndodhet në qendër të Lisbonës dhe sipas “PrimeTimeZone” është apartamenti më i shtrenjtë në Portugali.

Në apartament ka pishinë, palestër, tre dhoma gjumi të mëdha dhe një spa.