Respektimi i të drejtave të fëmijëve, mungesa e fondeve pengon garantimin e tyre

Vullneti i mirë për të respektuar të drejtat e fëmijëve në Shqipëri nuk mungon, por mospasja e fondeve pengon garantimin e tyre.

Është ky një ndër përfundimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026, dokument i cili është hedhur tashmë për konsultim publik.

Duke iu referuar të dhënave nga Banka Botërore, në dokument diktohet nevoja emergjente për ndërhyrje, pasi Covid-19 pritet të rrisë rrezikun për të qenë i varfër deri në 44 për qind, ndërsa fëmijët pritet të jenë shtresa më e prekur.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vlerëson se objektivat e vendosur në Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026 kanë një kosto financiare prej 13.4 milionë euro.