Rrëfimi i Papa Françeskut: Për herë të dytë një infermier më shpëton jetën

papa 1100x620

Papa Françesku është rrëfyer për herë të parë në lidhje me operacionin që iu nënshtrua disa kohë më parë.

“Një infermier më shpëtoi jetën. Ishte një person me shumë eksperiencë. Kjo është hera e dytë që një infermier më shpëton jetën. Hera e parë ishte në vitin 1957”, u shpreh Papa gjatë një interviste për një radio spanjolle.

Herës së parë që i referohet Ati i Shenjtë, ishte një infermiere italiane që kundërshtoi mjekët dhe ndryshoi mjekimin për të ndërsa mjekohej për pneumoni.

Papa 84 vjeç, u operua së fundmi në zorrën e trashë më 4 korrik në poliklinikën “Gemelli”, ku qëndroi në regjim shtrati për 10 ditë.

Ishte ky operacion që ngriti thashethemet në media për një dorëheqje të mundshme të Papa Françeskut.