Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rusia arreston këngëtarin e Rammstein

Nga A2 CNN
30 Gusht 2021, 17:31 | Showbiz

Këngëtari i Rammstein, Till Lindermann raportohet në media të jetë arrestuar nga autoritetet ruse në dhomën e tij të hotelit.

Artisti kishte udhëtuar drejt Rusisë për të marrë pjesë në festivalin “Maklarin For Homeland” që do të mbahet në Tver, rreth 200 km në verilindje të Moskës.

Mësohet se shkak për arrestimin e Lindermann është bërë shkelja e rregullave kundër pandemisë të vendosura nga qeveria ruse për eventet e mëdha, ku lejohen deri 500 persona.

Për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga këngëtari apo stafi i tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani