Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sfida ndaj Polonisë, Gjimshiti dhe Gjasula kërkojnë fitoren

Nga A2 CNN
30 Gusht 2021, 19:27 | Futboll
Sfida ndaj Polonisë, Gjimshiti dhe Gjasula kërkojnë fitoren

“Respekt për kundërshtarin, por japim gjithçka për ta fituar ndeshjen”.

Ndërsa kombëtarja kuqezi ka tashmë të plotë të gjithë kontigjentin në Varshavë, me ardhjen edhe të futbollistëve të angazhuar gjatë fundjavës me klubet respektive, Berat Gjimshiti dhe Klaus Gjasula motivojnë ekipin, por gjithmonë me këmbë në tokë.

Edhe pse kundërshtarët kaluan një periudhë të vështirë, sidomos në Kampionatin Evropian, futbollistët kuqezi janë të vetëdijshëm për kualitetet e kundërshtarit, por sidoqoftë, do të luajnë për ta fituar këtë përballje.

Një rezultat pozitiv do t’i shërbente Kombëtares për të luajtur me të njëjtin motivim edhe në dy sfidat pasardhëse, thotë Klaus Gjasula. Mesfushori kuqezi është i lumtur për rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Pas Polonisë, Shqipëria pret Hugarinë në 5 shtator dhe San Marinon 3 ditë më vonë, në “Elbasan Arena”. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë