SHBA armatos Kosovën

Publikuar më: 30/8/2021, ora 13:58

SHBA armatos Kosovën

Publikuar më: 30/8/2021, ora 13:58

Shtetet e Bashkuara të Amerikës armatosin Kosovën. 55 automjete ushtarake i janë dhuruar Forcave të Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e dorëzimit të mjeteve, presidentja Vjosa Osmani, shprehu mirënjohjen ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, dhe diplomatëve të SHBA-së në Prishtinë.

“Si Komandante Supreme e kësaj Force jam tepër e lumtur që së bashku me ju dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës po e shohim që po jetësohet ëndrra jonë e përbashkët që ushtria e vendit tonë të krijojë kapacitete operacionale të përafërta me aleatët tanë dhe të rreshtohet përkrah tyre në sigurimin e paqes duke marrë edhe vlerësimin e tyre të vazhdueshme”, tha Osmani.

Angazhimet e presidentes nuk përfunduan me kaq. Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, vendosën kurora me lule pranë lapidarit të personave të pagjetur në oborrin e Kuvendit të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.

Të dy krerët e shtetit të Kosovës premtuan se zbardhja e fatit të 1632 personave të pagjetur nga lufta e fundit do të jetë kryefjalë e çdo takimi me palën serbe.

“Fati i tyre bëhet edhe shumë më tragjik kur dihet që janë në duart e shtetit serb, një shteti që ka ushtruar gjenocid ndaj popullit të Kosovës e që fatkeqësisht ende nuk po distancohet nga kjo e kaluar e tmerrshme dhe nga krimet që ka kryer ndaj popullit tonë, por duke ditur që të zhdukurit me dhunë janë plaga jonë më e thellë, janë ndër plagët më të mëdha të Kosovës së pasluftës”, u shpreh Osmani.

“Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën dhe unë bëj thirrje që në të gjitha tryezat e ndryshme që organizohen në arenën ndërkombëtare nga Serbia pikësëpari të kërkohet hapja e arkivave”, shtoi Albin Kurti.

Për të shënuar këtë ditë, në Prishtinë u organizua dhe një marshim