Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shkarkohet drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Nga A2 CNN
30 Gusht 2021, 10:00 | Politikë
Shkarkohet drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Viola Hima

Pa kaluar 3 muaj nga emërimi i saj në këtë detyrë, një tjetër ndryshim është bërë në këtë institucion, i cili nuk operon më në Durrës, por është zhvendosur në Rinas.

Në vend të saj është komanduar Rajmonda Dashi, e cila deri më tani ka drejtuar Hipotekën e Krujës.

Burime për A2 bëjnë të ditur se konkursi për drejtor është shtyrë më 15 shtator, ndryshe nga urdhri i parashikuar për t'u zhvilluar të premten e kaluar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani