Shkon në 607 numri i afganëve të strehuar në Shqipëri, sot mbërritën 150 të tjerë

Përditësuar më: 30/8/2021, ora 09:40

Shkon në 607 numri i afganëve të strehuar në Shqipëri, sot mbërritën 150 të tjerë

Përditësuar më: 30/8/2021, ora 09:40

Ka shkuar në 607 numri i shtetasve afganë të mbërritur në Shqipëri, pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët.

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 150 qytetarë afganë. Avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 05:00 të mëngjesit.

103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës.

Në total, janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit.