Tiranë, një 70-vjeçar mbytet në Liqenin Artificial

ambulance 1100x620

Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur në Liqenin Artificial mbrëmjen e sotme.

Bëhet fjalë për një shtetas ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.