Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vriten 9 anëtarë të një familjeje në sulmin ajror amerikan në Kabul

Nga A2 CNN
30 Gusht 2021, 07:40 | Bota
Vriten 9 anëtarë të një familjeje në sulmin ajror

Nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm me dron amerikan që kishte në shënjestër një automjet në një lagje rezidenciale të Kabulit, tha një i afërm i viktimave, për një gazetar lokal që punonte për CNN.

SHBA-ja kreu një sulm ajror mbrojtës në Kabul, duke synuar një sulmues kamikaz të dyshuar të ISIS-K i cili përbënte një kërcënim për aeroportin, tha të dielën Komanda Qendrore e SHBA-së.

Viktima më e vogël në moshë është një vajzë 2-vjeçare, sipas vëllai të njërit prej të vrarëve.

Ata ishin një familje e zakonshme. Ne nuk jemi ISIS apo Daesh dhe kjo ishte një shtëpi familjare, ku vëllezërit e mi jetonin me familjet e tyre", tha ai.

Fqinjët dhe dëshmitarët në vendin e sulmit me dron në Kabul i thanë CNN se disa persona u vranë, përfshirë fëmijë.

Ushtria amerikane pranoi të dielën më vonë se ka raporte për viktima civile pas sulmit.

Forcat amerikane kanë qenë në garë për të përfunduar operacionin e tyre të evakuimit para afatit të së martës dhe nën kërcënimin e një sulmi të ri terrorist në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul. Një shpërthim vetëvrasës jashtë portave të aeroportit të enjten vrau 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe të paktën 170 të tjerë.

Sulmi i së dielës me dron në një automjet është i dyti nga forcat amerikane që synojnë grupin terrorist ISIS-K në harkun kohor të tre ditëve. Një zyrtar amerikan konfirmoi se vendi i sulmit ishte në lagjen Khaje Bughra të Kabulit.

"Forcat ushtarake amerikane kryen një sulm ajror të vetëmbrojtur mbi një automjet në Kabul, duke eliminuar një kërcënim të afërt të ISIS-K ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Hamad Karzai", tha zëdhënësi i CENTCOM-it amerikan, kapiteni Bill Urban.

"Ne jemi të bindur se kemi goditur me sukses objektivin. Shpërthime të rëndësishme dytësore nga automjeti treguan praninë e një sasie të konsiderueshme të materialit shpërthyes", shtoi ai.

Talebanët, të cilët tani kanë nën kontroll Afganistanin, dënuan sulmin e së dielës, duke thënë se SHBA-ja kishte shkelur sovranitetin e vendit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë