26 viktima nga koronavirusi në Kosovë, afro 1400 raste të reja

Koronavirusi ne kosove 1100x620

Koronavirusi iu ka marrë jetën 226 personave në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu janë regjistruar 1383 raste të reja nga 11472 testime.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi gjithashtu se sot janë shëruar 996 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 26.886.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë kryer 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.