Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Ai po qëndron në tualet më shumë se Jeff Bezos në hapësirë”, acarohet tenisti britanik

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 17:34 | Sporte të tjera
“Ai po qëndron në tualet më shumë se Jeff Bezos

Tenisti i njohur britanik Andy Murray u kap nga kamerat i irrituar ndërsa ngacmonte rivalin e tij në ndeshjen e US Open, Stefanos Tsitsipas, i cili kishte shkuar në tualet.

Mikrofonët në fushën e lojës regjistruan momentin ndërsa Murray ankohej se Tsipras po qëndronte shumë gjatë në tualet. Ai madje bëri një krahasim qesharak teksa thoshte se “më shumë po qëndron ai në banjë se Jeff Bezos në hapësirë”.

Të njëjtin qëndrim Murray më pas e ndau në rrjetet sociale, ku shkruante se e kishte humbur respektin për tenistin grek i cili qëndroi më shumë se 8 minuta në tualet pas nisjes së setit të pestë.

https://twitter.com/LakshyaNotLaksh/status/1432483823682416643

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani