Barcelona huazon Rey Manajn, e ardhmja e shqiptarit në Itali

Untitled collage 2021 08 31T200058.209 1100x620

Rey Manaj më në fund ka zgjedhur skuadrën me të cilën do të luajë në sezonin e ri futbollistik.

Barcelona njofton se ka arritur një marrëveshje me ekipin e Spezias për të huazuar shqiptarin për një shumë prej 300 mijë eurosh.

Klubi italian do të paguajë pagën e Manaj dhe ka opsionin të arrijë një marrëveshje përfundimtare për blerjen e tij për 2.7 milionë euro.