Basketboll, përgatitjet për sezonin e ri. Presidenti Ponari drejt konfirmimit

Sezon i suksesshëm sa i përket pjesëmarrjes së ekipeve kombëtare, por jo edhe aq kur vjen puna te rezultatet.

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) priti ekipet përfaqësuese të cilat ishin pjesë e European Challengers, aktivitetit ndërkombëtar të moshave, në të cilën spikatën disa prej elementeve me shumë perspektivë të koshit shqiptar, talente që u nderuan edhe nga Presidenti Avni Ponari.

Kreu i Federatës ka rezerva kur vjen puna te rezultatet, por mendon se basketbolli po ecën në rrugën e duhur.

Basketbolli shqiptar do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme më 4 shtator, kur do të zgjidhet edhe Presidenti i ri, por gara është e përfunduar ende pa nisur, pasi Ponari do të kandidojë i vetëm në zgjedhje, duke vijuar drejtimin e këtij posti prej vitit 2008.