Bilanc tragjik në Maqedoninë e Veriut, 37 viktima nga Covid-19

doktor mk covid korona maqedoni 750x430 1 600x338

Maqedonia e Veriut regjistroi 37 viktima dhe 870 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, një nga bilancet më të rënda për sa i përket fataliteteve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë tashmë numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 5,938.

Në Maqedoninë e Veriut, deri të hënën janë vaksinuar mbi një milion persona ndërsa rreth 720 mijë prej tyre kanë marrë të dy dozat.

Në 24 orët e fundit regjistrohen 661 pacientë të shëruar ndërsa numri i rasteve aktive shkon në 14.249.