Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Certifikatë vaksinimi, test dhe formular PLF, Ministria e Jashtme njofton kriteret e udhëtimit me Italinë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 11:06 | Aktualitet
Certifikatë vaksinimi, test dhe formular PLF, Ministria e Jashtme njofton

Duke filluar nga sot deri më 25 tetor kushdo që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë certifikatën e Covid-19, me një nga vaksinat e miratuara nga EMA, në formë digjitale ose të printuar, test molekular PCR ose antigjenik, brenda 72 orëve para nisjes dhe formularin PLF. Është ky njoftimi më i fundit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, sipas së cilës në rast së mospasjes së këtyre dokumenteve, është e detyrueshme një periudhë vetizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e raportuar, si edhe kryerja e testit në fund të periudhës 5-ditore.

Njoftimi i MEPJ

Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali,  Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D

Duke nisur nga data 31 gusht deri në 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:

Certifikatën e gjelbër Covid-19,  që vërteton vaksinimin e plotë ose një certifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;

Certifikata mund të jetë në formë digjitale ose e printuar;

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson & Johnson.

Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;

Formularin PLF: https://app.euplf.eu/

Në rast së mospasjes së dokumenteve të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;

➡ Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi;

Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.

Për më shumë informacion rreth kritereve të udhëtimit në Itali dhe kategoritë që përjashtohen nga vetëizolimi, klikoni në linkun: https://bit.ly/38u0NTs

A2 CNN Livestream

Dita jonë