Dasmat e ceremonitë mortore, vatrat e fluksit të infektimeve me Covid-19 në Shkodër

Ndonëse në vendin tonë po qarkullon varianti i ri i Covid-19, ai i Deltës, duket se shkaqet kryesore të përhapjes në popullatë të infektimit janë ato të vjetrat.

Kështu po ndodh edhe në Shkodër, i cili renditet qyteti i dytë pas Tiranës për numrin më të lartë të infektimeve ditore dhe personave aktivë me Covid-19.

Për drejtuesit e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor të Shkodrës, mosrespektimi i masave mbrojtëse dhe në mënyrë të veçantë dasmat dhe ceremonitë mortore, mbeten vatrat që po përhapin gjithnjë e më shumë virusin.

E vetmja shifër pozitive në rritje në këtë valë infektimesh në qytetin e Shkodrës është ajo e kërkesës për vaksinime, kërkesë e cila thuajse është dyfishuar pas shtimit të rasteve në kryeqendrën e veriut.

Aktualisht, në Shkodër janë 1700 persona aktivë me Covid-19.