E morën mbi 18 mijë qytetarë, Sllovakia ndalon përdorimin e vaksinës ruse kundër Covid-19

diplomatet sllovakia debon 1100x620

Sllovakia ndaloi të martën përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik V.

Vendimi erdhi pasi mbi 18,500 qytetarë sllovakë janë vaksinuar tashmë me këtë vaksinë, e cila nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Sllovakia ka blerë 200,000 doza Sputnik V, në muajin mars. Ky vendim shkaktoi asokohe reagim të madh në publik dhe çoi në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, Igor Matoviç, dhe të ministrit të Shëndetësisë, Marek Krajci.

Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, ka regjistruar 12,548 viktima nga koronavirusi.