Jezusi “përfundon” nën ujë

Uragani Ida që goditi në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkaktoi dëme të shumta dhe mori jetën të paktën dy personave.

Shumë pemë u rrëzuan dhe shumë rrugë e ndërtesa u dëmtuan ndërsa rreth 1 milion banorë mbetën pa energji elektrike.

Ujërat rrethuan edhe një statujë të Jezusit në në Kishën e Shën Piut në Marrero, duke ofruar një pamje të frikshme.

Uragani Ida, një stuhi e rrezikshme e kategorisë 4, mbërriti të dielën në brigjet e shtetit Luiziana, në pjesën veriore të Gjirit të Meksikës, në 16 vjetorin e shkatërrimit që solli në këtë qytet Uragani Katrina.