Kim Kardashian promovon albumin e Kanye West, por bëhet objekt memesh

Me ose pa qëllim, Kim Kardashian është bërë sërish objekt diskutimi në internet. Pasi mori pjesë në koncertin e parë promovues të albumit të ri të Kanye West dhe pasi u shfaq edhe në një perfomancë unike, ajo publikoi në Instagramin e saj disa Instastory ku tregonte se po dëgjonte këngët e albumit “Donda”.

Megjithatë ajo harroi një detaj të vogël, që nuk iu shpëtoi fansave. Këta të fundit vunë re se volumi te këngët është në nivelin më të ulët të mundshëm dhe praktikisht Kim nuk po dëgjonte asgjë.

Tëitteri menjëherë u mbush me meme dhe postime tallëse për Kimin, e cila nuk kometoi por thjesht fshiu postimet dhe i rihodhi me volumi të lartë.