Kryeministri Castex, optimist: Franca drejt rikthimit në normalitet

castex 2 1100x620

Franca është në rrugën e duhur për një kthim në jetën normale, falë mbi të gjitha vaksinimit të popullsisë. Këtë deklaroi kryeministri francez, Jean Castex, duke specifikuar se ka ende “punë” për të bërë.

“Gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”, tha kryeministri gjatë një vizite në një qendër vaksinimi.

“Ne jemi në rrugën e duhur sepse e dimë origjinën e rrugës së duhur, që është vaksinimi” – tha ai, duke kujtuar se rreth 48.5 milionë francezë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 43.9 milionë, ose 65.1%, janë plotësisht të vaksinuar.

Dje, kreu i strategjisë së vaksinimit, profesori Alain Fischer, tha për mediat vendase se Franca “nuk është shumë larg rikthimit të një jete afër normales”.

“Ne duam të kthehemi në një jetë normale, nuk jemi larg prej saj, shpresoj. Kjo valë e katërt dhe sot unë flas me kujdes, është nën kontroll për momentin”, nënvizoi Castex.

Por,  shtoi ai “ka akoma punë për të bërë, ka ende popullsi të pavaksinuar dhe për këtë arsye të ekspozuar”.