Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbërrijnë në Prishtinë dy grupe të tjera me afganë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 22:12 | Kosova
Mbërrijnë në Prishtinë dy grupe të tjera me afganë

Kanë mbërritur në aeroportin e Prishtinës dy grupe me shtetas afganë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të afganëve në Kosovë në 355.

Avioni i forcave amerikane, i nisur nga Gjermania, u ul në Aeroportin "Adem Jashari" rreth orës 17:00 me 131 afganë në bord.

Ata do të strehohen përkohësisht në vend si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’i shpëtuar ata nga dhuna në Afganistan.

“Strehimi i tyre është i përkohshëm edhe bazuar në vendimet e qeverisë. Ne kemi marrë zotimin e aleatëve tanë që strehimi i tyre të zgjatë sa më shkurt që është e mundur. Bëhet fjalë për çështje javësh, mos të them muajsh”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Qeveria e Kosovës ka thënë se do të strehojnë përkohësisht deri në dy mijë afganë derisa të përfundojnë procedurat për destinacionin e tyre përfundimtar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë