Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Me kapuç, duke ecur zbathur në rrugë, protagonisti i “Two and a Half Men” nuk njihet më

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 12:58 | Showbiz

Angus T. Jones, aktori protagonist i “Two and a Half Men”, ka ndryshuar plotësisht që nga koha kur merrte pjesë në serialin e famshëm të viteve 2000.

Sot 27-vjeçar, Jones duket larg ditëve kur ishte një fëmijë i vogël që luante rolin e Jake, bashkë me Charlie Sheen në rolin e xhaxhit dhe Jon Cryer në rolin e babait të tij.

Angus u fotografua në rrugët e Los Anxhelosit, me një kapuç të trashë në kokë, me mjekër të gjatë dhe duke ecur zbathur.

Jones bëri bujë disa vite më parë, kur tha në një intervistë për një revistë fetare se njerëzit nuk duhet ta shihnin më serialin ku ai luante sepse u “mbush kokën me gjëra të shpifura”. “Hollywood Reporter” e citoi në atë kohë: “Nuk mund të kesh frikë Zotin dhe të shohësh një serial të tillë. Unë e di që jo. Bie ndesh me atë që na mëson Bibla”.

Si për ironi, Jones raportohet të ketë fituar rreth 350 mijë dollarë për një episod të xhiruar për serialin me 12 sezone dhe qindra episode.

A2 CNN Livestream

Dita jonë