Milan gjen zëvendësuesin e Calhanoglu

milan 1100x620

Disa orë përpara përfundimit të merkatos së verës, Milan ka arritur të gjejë zëvendësuesin e Hakan Calhanoglu.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, drejtuesit kuqezi kanë gjetur marrëveshjen me Crotonen për brazilianin Junior Messias. Bëhet fjalë për një huazim për 3 milionë euro me të drejtë blerjeje për 5 milionë euro.

Kështu, me arritjen e Messias, Milan heq dorë nga francezi Faivre.