Naomi Campbell: Hoqa dorë nga shpirti binjak për shkak të karrierës

Naomi Campbell është padyshim një nga supermodelet më të famshme të të gjitha kohërave, por suksesi dhe fama e saj erdhi falë punës së palodhur, përkushtimit dhe shumë sakrificave.

Në një intervistë të re për “The Cut” Naomi zbuloi pengesat dhe përpjekjen për të arritur atje ku është.  

Edhe pse modelja 51-vjeçare njoftoi këtë pranverë për ardhjen e një vajze në jetën e saj, ajo pranoi se mënyra e jetesës dhe karriera erdhën me një sakrificë të madhe, si heqja dorë nga gjetja e partnerit të duhur për një lidhje afatgjatë.

Gjatë intervistës, supermodelja tha: “Sakrifica më e madhe për mua ishte heqja dorë nga gjetja e një shpirti binjak. Sepse kur je e famshme dhe je në të gjitha pasarelat të shikojnë ty sikur të ishe e fortë. Dhe unë jam e fortë, por jam edhe e ndjeshme. E di që në marrëdhënie më duhet të bëj kompromis”.

Megjithëse Naomi Campbell aktualisht është beqare, ajo ka pasur një listë të gjatë të ish-miqve të profilit të lartë në të kaluarën e saj.

Në 1993, ajo u fejua me basistin e U2, Adam Clayton. Më vonë u fejua me Flavio Briatore, por të dy u ndanë në 2002 pas katër vitesh së bashku.

Campbell gjithashtu është lidhur romantikisht me Leonardo Di Caprio, Usher, Robert De Niro, si dhe ish-këngëtarin e One Direction Liam Payne dhe reperin britanik Skepta, vitet e fundit.

Naomi nuk është martuar kurrë dhe duke pasur parasysh atë që tha në intervistë, ajo kurrë nuk ka gjetur personin e duhur – “shpirtin binjak”, siç tha ajo vetë.

Përkundër kësaj, Naomi Campbell nuk është penduar ose të ndalet në të kaluarën.

“Unë nuk kam kohë për hidhërim. Jeta është një udhëtim, dhe unë jam ende në rrugë dhe dua të vazhdoj të bëj gjërat që dua të bëj në jetën time. Dhe kjo është e gjitha!”

Këtë vit, Campbell ka arritur një sukses të madh personal, të cilin ajo gjithmonë e ka dashur: amësinë, ku në maj njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së saj.

Sipas burimeve, Naomi ka përdorur një nënë zëvendësuese, por ka zëra për një të dashur amerikan me një identitet ende të fshehtë me të cilin modelja po rrit vajzën e saj.