Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nisja e mësimit plotësues, Ministrja Kushi vizita inspektimi në shkolla të ndryshme të Tiranës

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 16:56 | Aktualitet
Nisja e mësimit plotësues, Ministrja Kushi vizita inspektimi në

Një ditë para nisjes së mësimit plotësues, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka kryer vizita inspektimi në shkolla të ndryshme të Tiranës për të parë nga afër masat e ndërmarra në prag të nisjes së mësimit plotësues më datë 1 shtator.

Gjatë vizitave në shkolla, Kushi ka përsëritur apelin ndaj të gjithë arsimtarëve të pavaksinuar deri më tani, për t’iu bashkuar fushatës së vaksinimit, në mënyrë që të shkollat të kalojnë një vit sa më të mbarë dhe të sigurt shkollor.

Deri tani janë inspektuar disa nga shkollat më të mëdha, ndërkohë që edhe në vijim këto inspektime do të vazhdojnë për të parë nga afër ambientet shkollore, kushtet higjieno-sanitare, si dhe masat e nevojshme për mbrojtjen nga virusi Covid-19.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli