Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pandemia e Covid-19 në rajon, rekord vdekjesh në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, jo më shtete të sigurta për BE

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 16:23 | Ballkani
Pandemia e Covid-19 në rajon, rekord vdekjesh në Kosovë e

Kosova intensifikon përpjekjet kundër pandemisë së Covid-19, e cila po shënon shifra rekord vdekjes dhe infektimesh në vend. Autoritetet raportuan 20 humbje jetësh në 24 orët e fundit, një ditë pas një bilanci tragjik prej 36 vdekjesh.

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19, i themeluar të hënën, mbajti mbledhjen e tij të parë ndërsa theksoirrezikun e variantit Delta, kryeministri Kurti kërkoi nga anëtarët e Komitetit të jenë sa më të rreptë në kontrollimin e respektimit të masave, si dhe në ndëshkimin e shkelësve të tyre.

Mbi 1250 pacientë me koronavirus janë të shtruar në spitale, 60 prej të cilëve në terapi intensive. Gjithashtu Maqedonia e Veriut përballet me rritje dramatike të shifrave, veçanërisht sa I përket jetëve të humbura.

32 viktima u shënuan në 24 oret e fundit, ndërsa rastet e reja ishin 299. Situata në rajon ka detyrojë Bashkimin Europian të heqë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut nga lista e shteteve të sigurta. Atyre u bashkëngjiten Mali i Zi, Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani.

Vendimi i BE nënkupton se udhëtime jo të domosdoshme nga këto shtete do t’i nënshtrohen masave të kufizimit. Do të jetë në dorën e shteteve anëtare të përcaktojnë kufizimet përkatëse, por sipas burimeve të brendshme, hyrja për shtetasit e vendeve jashtë listës së sigurt, mund të mos lejohet fare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë