Plotësohet grupi, mbërrin edhe Bajrami, Kombëtarja përgatitet për Poloninë

MB KOMBETARJA UPDATE frame 111 1100x620

Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet për sfidën kundër Polonisë, tashmë me grupin e plotë të lojtarëve dhe fatmirësisht pa dëmtime.

Marash Kumbulla dhe Ernest Muçi ishin dy lojtarët e fundit që mbërritën në grumbullim pas angazhimit me klubet përkatëse.

Prej ditës së hënë skuadrës ju bashkua edhe Nedin Bajrami fantazisti i Empolit i cili veshi për herë të parë fanellën kuqezi pas peripecive që zgjatën me pasaportizimin.

Optimizmi për sfidën me Poloninë është i lartë në kampin kuqezi dhe këtë e konfirmojnë edhe dy lojtarët Myrto Uzuni e Albi Doka.