Real Madrid arrin marrëveshjen për Camavinga

camavinga 600x338

Nga Kylian Mbappé tek Eduardo Camavinga. Real Madrid është shumë pranë mbylljes së blerjes së mesfushorit francez, duke nënkuptuar se ka hequr dorë nga sulmuesi i PSG.

Lajmin e ka dhënë “Canal Plus France” dhe e ka konfirmuar AS nga burimet e negociatave. Real Madrid dhe Rennes kanë arritur marrëveshjen në parim për franko-angolanin 18-vjeçar dhe kanë mbetur vetëm disa “detaje për të rregulluar”.

Mesfushori mendohet se do të blihet për rreth 30 milionë. Camavinga tashmë i ka bërë të qartë Rennes se ai nuk ka ndërmend të rinovojë dhe dëshiron të largohet nga klubi sa më shpejt të jetë e mundur.