Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Strategjitë e opozitës. Basha “pranon” ftesën e Ramës, LSI thirrje për përballje

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 13:54 | Politikë
Strategjitë e opozitës. Basha “pranon” ftesën e

Kampi opozitar duket i përçarë edhe sa i përket strategjisë që duhet ndjekur me nisjen e jetës parlamentare. Lulzim Basha dha sinjalet e para se do të pranojë bashkëpunim politik me mazhorancën, duke folur për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi duke bërë thirrje për përballje të pashmangshme.

Bashkëpunimi politik ndërmjet PD-së dhe PS-së tashmë ka disa pika konkrete në të cilat mund të bazohet. Kryedemokrati Lulzim Basha parashtroi disa objektiva për Parlamentin e ri si ndryshim të Kushtetutës, ndryshim të ndarjes territoriale dhe ndryshim të sistemit zgjedhor. Ky qëndrim i Bashës duket të jetë i pakonsultuar me partitë e tjera opozitare, duke lënë të kuptohet se aleanca PD-LSI mund të ketë përfunduar. 

https://a2news.com/2021/08/30/basha-ndryshimet-kushtetuese-te%cc%88-2008-nuk-i-pe%cc%88rshtaten-nevoje%cc%88s-ule%cc%88rite%cc%88se-te%cc%88-shoqe%cc%88rise%cc%88-pe%cc%88r-demokraci/

Në një kohë kur Basha po jepte sinjale për një politikë konstrukture, forca e tretë parlamentare, Lëvizja Socialiste për Integrim bënte thirrje përballjeje të pashmangshme. Petrit Vasili nënvizoi se Parlamenti i ri duhet të fillojë vetëm nga 25 prilli: “Pa zgjidhur e përballur 25 prillin dhe masakrën zgjedhore çdo gjë tjetër në Parlament do të jetë vetëm farsë dhe riciklim i kompromiseve, që vijnë erë të qelbur dhe që komisionohen nga oligarkët. Tashmë, shkatërrimi i zgjedhjeve të 25 prillit është fakt i provuar katërcipërisht”. 

Pikat mbi të cilat PD-ja është e gatshme të diskutojë me mazhoranën shihen më shumë në interes politik se sa publik. Analisti Gjergji Vurmo tha: “I takonte opozitës të fillonte rolin e vet me disa beteja që janë të rëndësishme për qytetarët. Reforma elektorale është më shumë e rëndësishme për partitë politike se sa për qytetarët”.

Interes publik apo politik, këto janë çështje që do të shqyrtohen pas pak ditësh në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. LSI-ja për herë të parë ka humbur peshën politike në Parlament, gjë që reflektohet edhe nga axhendat e ndryshme në kampin opozitar. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani