Talebanët nga pista e aeroportit të Kabulit: Moment historik! Marrëdhënie të mira me SHBA dhe botën

Pas largimit të trupave të fundit amerikane nga Kabuli udhëheqësit talebanë kanë mbërritur në aeroportin e Kabulit dhe kanë deklaruar për gazetarët se vendi ka fituar pavarësinë e plotë, ndërsa ka theksuar se kërkojnë marrëdhënie të mira me SHBA-në dhe botën.

“Sonte saktësisht në mesnatë ushtarët e fundit amerikanë u larguan nga aeroporti i Kabulit dhe vendi ynë ka fituar pavarësinë e plotë. Lavdi Zotit! Urime Afganistanit, kjo fitore na përket të gjithëve. Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me SHBA dhe botën. Ne mirëpresim marrëdhënie të mira diplomatike me të gjithë ata”, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid nga pista e aeroportit të Kabulit.

Një tjetër udhëheqës i lartë islamik shkroi në Twitter se pushtimi njëzetvjeçar i Afganistanit nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO përfundoi, teksa e cilësoi këtë një moment historik.

“Ne kemi bërë përsëri histori. Pushtimi njëzetvjeçar i Afganistanit nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO përfundoi sonte. Unë jam shumë i lumtur, pas njëzet vitesh xhihad, sakrificash dhe vështirësish, kanë kënaqësinë të dëshmojnë këto momente historike”, tha Anas Haqqani.

Disa orë përpara afatit të së martës të Presidentit Joe Biden për mbylljen e transportit ajror përfundimtar, dhe përfundimin e luftës në SHBA, avionët transportues të Forcave Ajrore mbartën një kontigjent të mbetur të trupave nga aeroporti i Kabulit të hënën vonë. Mijëra trupa kishin kaluar dy javë rrëqethëse duke mbrojtur transportin ajror të dhjetëra mijëra afganëve, amerikanëve dhe të tjerëve që kërkonin të iknin nga një vend i sunduar përsëri nga militantët talebanë.

Aeroporti ishte bërë një ishull i kontrolluar nga SHBA, qëndrimi i fundit në një luftë 20-vjeçare që mori më shumë se 2400 jetë amerikane.