Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED eliminon nga gara 3 kandidatë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 15:51 | Aktualitet
Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED eliminon nga gara 3

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka eliminuar 3 kandidatë nga gara për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Ndalimi i kandidimit dhe mos vijimi i procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit është bërë për:

Z. Sinan Tafaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Gani Dizdari;

Zj. Dhimitrula Spiro, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha;

Z. Saimir Vishaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha, vendin vakant të Z. Gani Dizdari dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha.

“Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar”, thotë KED në njoftimin zyrtar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë