Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vodhi ilaçet dhe pajisjet mjekësore të pacientëve me Covid, arrestohet infermieri i Spitalit të Korçës

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 09:26 | Kronikë
Vodhi ilaçet dhe pajisjet mjekësore të pacientëve me

Policia e Korçës ka arrestuar një infermier, i cili ka vjedhur në spital ilaçe dhe pajisje mjekësore të pacientëve me Covid-19, me vlerë mbi 1 000 000 lekë.

Në kuadër të operacionit “Farmacia”, u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi N.C., 43 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se, ky shtetas kishte vjedhur në farmacinë e Spitalit, një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestruar sasia e medikamenteve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani