Zjarr në tokat bujqësore në Devoll, banorët të alarmuar. Në Malin e Thatë punohet me mjete rrethanore

Një zjarr i rënë në fshatin Mançurisht të Devollit në kufi me fshatin Gollobordë rrezikon banesat. Flakët kanë përfshirë tokat bujqësore dhe banorët janë alarmuar për shkak të frikës se zjarri përhapet dhe rrezikon banesat. Drejt vendit të ngjarjes është nisur zjarrfikësja dhe policia.

Ndërkohë punonjës të Zonave të Mbrojtura kanë nisur prej mëngjesit fikjen e zjarrit në Malin e Thatë në Pogradec, me mjete rrethanore pasi është e pamundur të ngjiten mjetet zjarrfikëse.

Sipas të dhënave, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe kullote dhe dyshohet që zjarri është i qëllimshëm.

Zjarri është në kufi me Parkun Kombëtar të Galiçicës dhe po punohet për izolimin e tij. Aktualisht, në zonë janë vetëm punonjës të Shqipërisë. Nuk dihet ende sipërfaqja e djegur.